Takim Nishani-Rama në Presidencë. Gjyqtarët dhe ambasadorët, mendohet të jetë tema e diskutimit

Postuar në 27 Shkurt, 2014 02:31

Gazeta “Mapo” shkruan sot për një takim që është zhvilluar dje mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujar Nishani. Gazetarja Nevil Perndoj shkruan se temë e takimit ka qenë çështja e gjyqtarëve, pas situatës së krijuar me rrëzimin e dekreteve të Nishanit për emërimin në Gjykatën e Lartë të Gjovalin Përnocës dhe Petrit Çenos. Sipas “Mapo” është diskutuar edhe problemi i ambasadorëve, meqenëse Nishani ende nuk ka dekretuar kandidaturat për në Arabinë Saudite dhe për në Vatikan. Në fund edhe shkarkimi i Zana Xhukës ka zënë vend në takim. Duhet shtuar se një problem që mbetet gjithsesi mes dy institucioneve është edhe Shërbimi Informativ, ndonëse për këtë mazhoranca ende nuk ka hedhur hapa konkretë.

s.z

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.