Opozita paralajmëron: “Mazhoranca po çintegron shtetin”. Seanca plenare nis bashkë me një protestë para parlamentit

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate të forta. Opozita ka bërë paralajmërime shumë të forta; kreu I Grupit Parlamentar të saj, Edi Paloka, ka folur madje për “çintegrim të shtetit”. “Jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që ju po i shkelni përditë me këmbë. Ktheni në këtë parlament kushtetueshmërinë, ktheni mbrapsht të gjithë atë procedurë që keni ndjekur herën tjetër, një procedurë e turpshme. Bëni mirë të tërhiqeni shpejt, sepse do të jetë shumë vonë. Riktheni ligjin, sepse jemi përballë një situatë vërtet të rëndë. Kërkoni integrimin e Shqipërisë, po ç’integroni shtetin shqiptar”,- deklaroi Paloka. Problemi me sa duket lidhet me shkarkimin e Zana Xhukës nga funksioni i drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, akt që shihet nga opozita si nisje e një procesi riemërimesh. Ndoshta është kjo arsyeja që këtë interes të opozitës për të ruajtur status quonë në disa institucione po e kombinon me ngritjen në përditshmëri të shqetësimit për largimet nga puna të nëpunësve civilë. Madje sot, para seancës u zhvillua edhe një protestë e organizuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Larguarve nga Puna, para të cilëve edhe Edi Paloka mbajti një fjalë. Vetëm dje qeveria miratoi një vendim për procedurat e vlerësimit të punës së nëpunësit civil, që është një kuadër rregullash i cili sanksionon procedura të reja. Në një plan më të gjerë është e vështirë të thuhet ende nëse kjo e protestatve apo e acarimit të opozitës është një strategji afatgjatë, apo lidhet vetëm me statusin në muajin qershor.
s.z
Comments
Bravo sa për shoqata që kemi
<p>Bravo sa për shoqata që kemi lum si ne po dije ku ishin këta trima përse nuk u çuan apo nuk i linte Salistani tani që janë të lirë të thonë çfar të duan si ky idjoti që thotë të çrënjosim shtetin thuajse është pronë e tyre</p>
Add new comment