Damir Fazlliç hyn sërish në skenë, fiton tenderin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Damir Fazlliç në tetë vitet e qeverisjes së djathtë ka qenë një emër shumë i lakuar nga eksponentë të opozitës.Ai është cilësuar vazhdimisht si një person i afërt me ish-kryeministrin, Sali Berisha.Por mesa duket emri i Fazlliçit është shumë i lidhur me Shqipërinë, dhe jo vetëm me Berishën.Energoinvest Sarajevo, një nga kompanitë e lidhura me Fazlliçin, ka fituar tenderin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 29 milionë euro që kompania boshnjake ka nënshkruar me OST-në.Sipas deklaratës së vetë kompanisë, kontrata është nënshkruar në Prizren dhe ajo parashikon ndërtimin e linjës 400 kV nga Tirana në Morinë.Kontratën e ka firmosur Engjëll Zeqo, drejtor i OST-së, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri si edhe disa përfaqësues të shtetit të Kosovës si dhe përfaqësues të Bankës gjermane për Zhvillim (KfW) që financon këtë projekt. S.S
Comments
O Respublica kjo kontrate
<p>O Respublica kjo kontrate eshte nenshkruar qe ne fillim te dhjetorit 2013. Por qeveria e Rames dhe deputeti i PS Balla na e shiten si veper patriotike. Ku ka patriotizem me te madh se tu puthesh b.then serbeve.</p>
na preve krahet Çerçiz...
<p>na preve krahet Çerçiz...</p>
Po rilindesit nuk lane gje pa
<p>Po rilindesit nuk lane gje pa thene kunder tij duke bere gjithe ate fushate elektorale ndersa tani pa u ndjere i japin tenderin. Ku jane ata tre sulmuesit pararoje te Edit qe te na qendisin ndonje fleterrufe ne facebook duke denoncuar "affair"-at e pista.</p>
Ku eshte Erjon Brace mer
<p>Ku eshte Erjon Brace mer aman? Ku eshte ai trimi?</p>
Add new comment