Damir Fazlliç hyn sërish në skenë, fiton tenderin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Postuar në 26 Shkurt, 2014 17:56

Damir Fazlliç në tetë vitet e qeverisjes së djathtë ka qenë një emër shumë i lakuar nga eksponentë të opozitës.Ai është cilësuar vazhdimisht si një person i afërt me ish-kryeministrin, Sali Berisha.Por mesa duket emri i Fazlliçit është shumë i lidhur me Shqipërinë, dhe jo vetëm me Berishën.Energoinvest Sarajevo, një nga kompanitë e lidhura me Fazlliçin, ka fituar tenderin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 29 milionë euro që kompania boshnjake ka nënshkruar me OST-në.Sipas deklaratës së vetë kompanisë, kontrata është nënshkruar në Prizren dhe ajo parashikon ndërtimin e linjës 400 kV nga Tirana në Morinë.Kontratën e ka firmosur Engjëll Zeqo, drejtor i OST-së, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri si edhe disa përfaqësues të shtetit të Kosovës si dhe përfaqësues të Bankës gjermane për Zhvillim (KfW) që financon këtë projekt. S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>O Respublica kjo kontrate eshte nenshkruar qe ne fillim te dhjetorit 2013. Por qeveria e Rames dhe deputeti i PS Balla na e shiten si veper patriotike. Ku ka patriotizem me te madh se tu puthesh b.then serbeve.</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Po rilindesit nuk lane gje pa thene kunder tij duke bere gjithe ate fushate elektorale ndersa tani pa u ndjere i japin tenderin. Ku jane ata tre sulmuesit pararoje te Edit qe te na qendisin ndonje fleterrufe ne facebook duke denoncuar &quot;affair&quot;-at e pista.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ku eshte Erjon Brace mer aman? Ku eshte ai trimi?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.