Një hap më tej drejt konfrontimit. Pushtohen godinat qeveritare në Krime

Postuar në 27 Shkurt, 2014 02:52

Ajo që ishte thënë duket se po bëhet realitet në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se godinat qeveritare në Krime janë pushtuar nga njerëz të armatosur dhe mbi to është ngritur flamuri rus. Ministri i Brendshëm Arsen Avakov ka bërë të ditur se godinat qeveritare janë rrethuar me kordon policor në mënyrë që të shmanget gjakderdhja. Sipas tij “janë marrë masa që të mos lejohet që situata të tensionohet deri në një konfrontim të armatosur”. Problemi i Ukrainës është shumë i ndjeshëm në këtë rast pasi në Krime 58% e popullsisë janë rusë.

Më shumë në: http://www.bbc.com/news/world-europe-26364891

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.