Kinë, shpëtohen 382 foshnje

Postuar në 01 Mars, 2014 07:53

Qindra fëmijë janë shpëtuar nga policia kineze pas kapjes së një grupi për trafikimin e foshnjave.Policia ka vënë në pranga 1 094 persona që i përkisnin katër grupeve të ndryshe që merreshin me trafikimin e fëmijëve, ku aktivitetin e tyre e kryenin në internet.Ministria kineze e Sigurisë Publike thotë se ka shpëtuar 382 fëmijë pasi u zbulua se katër faqe në internet shisnin fëmijë pa qenë nevoja për t’i adoptuar.Rrëmbimi dhe trafikimi i fëmijëve është shumë i përhapur në Kinë, ku rregullat e rrepta të kontrollit të popullsisë kanë nxitur paragjykimet tradicionale ku çiftet vihen në kërkim të djemve.Ligjet e rrepta kufizojnë që shumë familje të kenë një fëmijë, dhe djemtë janë të preferuar gjë e cila çon në shitjen e foshnjave femra, braktisjen e tyre apo abortimin. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.