Thaçi blen biletë për ndeshjen Kosovë-Haiti

Ka nisur shitja e biletave për miqësoren mes Kosovës dhe Haitit, e cila do luhet më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Interesimi i qytetarë për blerjen e biletave është i madh. Ndër të parët që ka marr këtë biletë është edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. I shoqëruar me djalin e tij Endritin, kryeministri ka dal në sheshin Zahir Pajaziti ku është një pikë shitje dhe ka marrë dy bileta. Në një deklaratë për “Klan Kosova”, Thaçi tha se beson se në këtë ndeshje historike Kosova do të fitojë. Një gjë e tillë edhe pse është një punë e mirëfilltë e specialistëve të komunikimit (për kuruar imazhin e Thaçit), duhet thënë se në Kosovë të paktë shitja e biletave bëhet në mënyrë shumë të hapur, ndërsa në Shqipëri kemi shumë probleme në këtë aspekt.S.S
Add new comment