Jehona e denoncimit anti-Qosje të Hivzi Islamit: reagojnë akademikët shqiptarë, e pastaj flasin Beci, Frashëri, Lela, etj

Postuar në 04 Mars, 2014 06:20

Ka bërë jehonë një filipike e Hivzi Islamit, kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, kundër Rexhep Qosjes, dhe pas kësaj janë përfshirë dhe të tjerë në këtë histori për ta thënë të tyre, si Bahri Beci shih linkun http://gazetadita.al/reagim-ndaj-reagimit-per-rexhep-qosen/?...), Kristo Frashëri (shih linkun http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=144996), etj. Por ka rënë në sy një reagim kolektivçe i një numri akademikësh të Shqipërisë në mbrojtje të Qosjes, dhe ky reagim duket sikur ka provokuar më shumë se sa vetë shfrimi Hivzi Islamit. Sot, gazetari Alfred Lela ishte fokusuar tek ky reagim, dhe ka dalluar se “të gjithë [ata që kanë vënë emrin në letrën e hapur në adresë të H. Islamit janë] të majtë ose të lidhur me të majtën”, e në emër të “organizatës bazë” kanë marrë në mbrojtje Qosjen, një klasik të së majtës shqiptare”.

Më poshtë Lela ka veçuar nga letra një numër “stilemash rrëqethëse të ligjërimit socrealist, si p.sh. ‘Akuzat joparimore; personalitet poliedrik; protagonist i vijës së parë të intelektualëve; korniza e një debati normal shkencor; proceset e emancipimit dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare;kërkesës urdhëruese të kohës’.”

Shkrimin e Lelës mund ta ndiqni në linkun http://mapo.al/2014/03/04/mbrojtesit-e-qosjes-ose-nje-leter-e-organizates-baze/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.