Surpriza: Putin tërheq trupat ruse brenda bazave. “Nuk do mbështesim separatizmin”, por ngjarjet ukrainase i quan “grusht shteti”

Postuar në 04 Mars, 2014 07:52

Tërhiqet presidenti rus Vladimir Putin. Nëpërmjet një konference për shtyp në Kremlin, Putin  urdhëroi trupat ruse që po kryenin stërvitje ushtarake që prej të mërkurës së kaluar, që të tërhiqen në territorin e bazave të tyre në gadishullin e Krimesë. “Në Ukrainë ka ndodhur një grusht shteti. Janukoviç pranoi kërkesat e protestuesve, u largua për disa takime. Në këtë moment opozita vendosi largimin e tij. Pushteti u mor me armë. Por i vetmi president legjitim në Ukrainë është Janukoviç”, tha Putin, ndërsa shtoi se “Ndryshimi i paligjshëm nuk mund të mbështetet”. Putin tha se, për momentin nuk është e nevojshme të ndërhyhet ushtarakisht në Ukrainë, edhe pse mundësia mbetet. Sipas tij “Rusia ka të gjitha të drejtat dhe të gjithë forcën të mbrojë rusët në Ukrainë”. Ai tha se duhet të veprohet sipas demokracisë, por nga ana tjetër, “shpresojmë të mos cënohet populli ynë”. Duke folur për rajonin e Krimesë, Putin deklaroi se, “e ardhmja është në dorën e banorëve të këtij rajoni, por çdo vendim për të ndërhyrë ushtarakisht atje, do të jetë legjitim, do konsiderohet si një mision humanitar”. Putin siguroi se Rusia nuk do të provokojë lëvizje separatiste në Krime. Ndërsa duke komentuar deklaratat e SHBA dhe të gjithë anëtarëve të G7, që kërcënuan se nuk do merrnin pjesë në samitin e G8 në Sochi, Putin tha: “Jemi gati të mbledhim G8, por partnerët tanë nuk duan të vijnë, dhe le të mos vijnë”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.