Lazarati nuk shteron, policia kap gati dy tonë hashash me destinacion Italinë

Sasia e hashashit të prodhuar në vend paska pasur një sezon të pabesueshëm verën e kaluar. Gjatë orëve të mesnatës duke u gdhirë dita e sotme, Policia e Vlorës, në sajë të operacionit ‘Liqeni’ ka arritur të sekuestrojë një sasi prej rreth 1700 kilogramë marijuanë. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se droga u kap në furgonin tip ‘Iveco’ me targë AA961AY, i cili po lëvizte në aksin automobilistik Kuç-Vlorë.Policia bëri të mundur arrestimin e 3 personave të cilët po udhëtonin në automjetin ku u gjend lënda narkotike. Sipas policisë droga vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Italinë.
a.k
Add new comment