Ukraina, Blushi kërkon një “qëndrim serioz” të Shqipërisë lidhur me krizën

Është mbledhur sot komisioni i jashtëm parlamentar, ku situata në Ukrainë ka qenë temë qëndrore. Deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar që “shteti shqiptar të ketë një qëndrim serioz në lidhje me situatën e krijuar atje”, e nga ana tjetër, që përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes të vijnë në komision. “Në raport me situatën, BE ka qëndrim më të zbutur, por duke qenë pjesë e NATO-s mund të themi fjalët tona”, tha Blushi. Edhe Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade, ishte e mendimit që ministria e Mbrojtjes ka nevojë për mendimin e Komisionit të Jashtëm në lidhje me qëndrimin që do mbajë. Kësisoj të premten do thërriten përfaqësues të dy ministrive, asaj të Mbrojtjes dhe të Jashtme. Vihet re një kujdes “i tepruar” i përfaqësuesve të shtetit në shprehjen e qëndrimit tonë zyrtar mbi çështjen e Ukrainës, për të mos kritikuar drejtpërdrejt Rusinë teksa shprehet mbështetja e plotë për qeverinë e re të Kiveti dhe për integritetin territorial të vendit.
a.k
Comments
"Përfaqësuesit e Shtetit" në

"Përfaqësuesit e Shtetit" në fakt janë përfaqësuesit e qeverisë për politikën e jashtme, konkretisht ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili duhet edhe të mbajë qëndrim të prerë politik për Ukrainën. Por Bushati me diletantizmin e tij ka humbur nga skena dhe duket sikur i intereson më shumë paraqitja e bukur sesa marrja e vendimeve në lidhje me politikën e jashtme.

Kurse Arta Dade ia fut kot kur thotë se Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për opinionin e Komisionit të Jashtëm. MM ka një ministre që mban përgjegjësi politike për opinionet që shpreh. Nëse nuk ka një mendim për një çështje, mund të konsultohet me kryeministrin ose në rastin konkret me ministrin e jashtëm. Por nuk mund t'ia kalojë përgjegjësinë komisionit të jashtëm, i cili në fund të fundit është për të kontrolluar dhe jo për të bërë politikën e jashtme.

Alpinist, i drejte, por

Alpinist, i drejte,

por duen kuptuar socialistet apo LS-istet ne thelbin e tyre, ne mallkimin e tyre historik:

Perderisa mbajne po ate qendrim ndaj Luftes, pra po ate qe mbante koha politiko-ideologjike para '90-es,

merret vesh qe ne nenvetedijen e tyre do sillen si para-aradhesit e tyre.

E degjove Meten se si e genjente veten dhe elektoratin e tij: "Lufta (Enveri) na lidhi me Aleatet, na vendosen ne anen e duhur..."

Por Meta, shtiranak si gjithnje, nuk thote ME CILET ALEATE?

Se ende pa mbaruar Lufta, komunistet e ndane Shqiperine nga pjesa perendimore e Aleances, dhe u shfaqen shkoqur rob te aleances me ata qe i kishin krijuar, komunistet sllave, te afertit e te largetit, mbeten pergjithnje lindore ideologjike.

Ndaj dhe medyshen, kur bje hera per prononcime te tilla. Ia kalojne topin njeri tjetrit, per te fituar kohe...

Por humbasin kohen e Shqiptareve, qe jane ndjere e ndjehen perendimore (megjithe kusuret qe shfaqim!)

Add new comment