Leje shpërblyese pa hesap, ministria e Drejtësisë kallëzon penalisht 11 ish zyrtarë burgjesh

Ministria e Drejtësisë kallëzon penalisht 11 ish-zyrtarë të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, sepse abuzuan me lejet shpërblyese për të dënuarit. Dikasteri i drejtësisë ka publikuar edhe emrat e postet e tyre, ku figurojnë 3 ish-drejtues të burgut të Lushnjës, 2 në burgun e Rrogozhinës, një në burgun e Korçës 2 në burgun e Fushë-Krujës dhe 2 zyrtarë në burgun e Durrësit. Konkretisht në burgun e Lushnjes, ish-Drejtori, Shkëlqim Krasniqi, ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Eris Bregasi dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit te Shëndetsisë Ardian Gjini; në burgun e Rrogozhinës ish-Drejtori Rezart Tusha dhe ish-mjeku Alban Haxhi; në burgun e Peqinit, ish-Drejtori Saimir Hasalla; në burgun e Fushë-Krujës ish-Drejtori i IEVP Fushë-Krujë, Grigor Prifti dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Saimir Leka; në burgun e Korçës, ish-Drejtori Koço Bello, ndërsa në atë të Durrësit ish-Drejtori i IEVP Denion Shëngjergji dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Dorian Oketa.
Sipas ministrisë përgjatë 2013 janë dhënë rreth 2500 leje shpërblyese dhe të veçanta. Nga numri total i lejeve të dhëna, të veçanta janë 404, ku 97 prej tyre janë dhënë në kundërshtim të hapur me bazën ligjore me anë të së cilës rregullohet precedura e dhënies së lejes së veçantë. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë bën me dije se është vendosur që planifikimi i lejeve të mos jetë më një mujor, por të bëhet një vjeçar dhe në çdo rast leje do të njoftohet edhe policia e shtetit.
a.k
Add new comment