“Shpërbërja e programuar e Jugosllavisë” dhe roli i shqiptarëve në strategjinë amerikane. Një analizë e diskutueshme që ngre sërish problemin fetar

Postuar në 05 Mars, 2014 14:37

Massimo Iacopi, një ushtarak italian me karrierë të gjatë në Itali(http://www.iacopi.it/credits/I_CURMAX.htm), i kualifikuar edhe për studime strategjike, shkruan në artikullin e tij të fundit, të datës 1 mars, në revistën “Storiain” për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. (Revista është e orientuar drejt studimeve historike). “Jugosllavia, një fund i paralajmëruar dhe i programuar”,  e titullon ai artikullin e vet. E nis me krijimin e shtetit, vijon me ardhjen në pushtet të Josip Broz Titos, përfshin lëvizjet e Kosovës dhe Bosnjës, përshkruan rrugën legjislative të Jugosllavisë që kulmon me Kushtetutën e vitit 1974 dhe vjen në pikën kritike që është viti 1990. Sipas tij, kërkimet e fundit zbulojnë se Jugosllavia vërtet kishte probleme të brendshme, por ishin interesat e fuqive të huaja ato që çuan në gremisjen e kontrolluar të saj. Kështu në vitin 1988, sipas tij CIA, kishte një plan të vetin për ta shpërbërë federatën në kushtet e daljes nga skena të Bashkimit Sovjetik. Arsyeja? “Do të ishte një aktor shumë i rëndësishëm në momentin që shpërbërja e BS-së duket se hapte perspektiva të reja për progresin e globalizimit liberal”. Dhe në këtë kuadër të gjerë veprimi, hyjnë edhe shqiptarët e Jugosllavisë. Por ata vijnë gjithnjë në vështrim fetar, jo nacional. Kështu vështrimit në fjalë, “i mungon” optika e brendshme historike shqiptare, që e sheh identitetin e vet Etnik të kërcënuar sidomos nga sllavët. Pseja e një qëndrimi të këtillë aksiomatik lidhet padyshim me epërsinë që zë në qëndrimin e Iaccopit, roli i fuqive të mëdha. E në këtë lojë, dy janë fuqitë që u kanë ndihur edhe shqiptarëve: SHBA dhe bota islame. Rendi i ri i ideuar nga SHBA e bënte pra kurbanin e vet federatën jugosllave. Flitet për një transversale myslimane, që akomodohet mirë në 20 vitet e fundit me strategjinë amerikane, e cila “arrin orën e lavdisë me çështjen e Kosovës”. Iaccopi shkon edhe më tej kur e vlerëson ndryshimin e qëndrimit të DASH për UÇK-në, si një element taktik, madje i shoqëruar ky me “shpikjen e masakrës së Raçakut dhe me shifrën prej 10 000 viktimash të shpikur nga Kushner”. Ku konsiston kjo strategji? “Me lënien e Europës Perëndimore, Ballkani përfaqëson kryeurën e avancimit drejt teatrit të operacioneve të Lindjes së Mesme. Për më tepër Kosova është nyja prerëse e projekteve të mëdha gazsjellëse dhe naftësjellëse”. “Bondsteel” e përligj mirë këtë hipotezë, si një instrument force në eventualitetin e penetrimit në Lindje. Nuk përjashtohet në këtë rast edhe krijimi i një Kosove të Madhe, me rënien e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, si fazë kalimtare drejt një konfederate me Shqipërinë...

Nga e gjithë kjo parashtresë mund të vihet re mirë një përfundim që vjen vetiu: Jugosllavia ishte krijesë, realisht artificiale, por e Europës, kurse dalja në sipërfaqe e faktorit shqiptar është projekt amerikan, që përcillet deri diku si kontrastues me projektin europian. Rëndësia e trajtesës qëndron në faktin se ai përfaqëson një prirje në disa segmente të Europës dhe nuk është rast i izoluar.   

Artikulli mund të lexohet i plotë në: http://www.storiain.net/storia/jugoslavia-una-disintegrazione-annunciata-e-programmata/

s.z

Comments

Submitted by Vuthjaninim (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp; &nbsp;Ky &nbsp;si &nbsp;duket &nbsp;eshte &nbsp;serb &nbsp; nga &nbsp;ata &nbsp;te &nbsp;kohes &nbsp;se &nbsp;Milloshevicit, per &nbsp;te &nbsp;10 000 viktima jane &nbsp;shpikje, Racaku &nbsp;gjithashtu &nbsp;kete tani &nbsp;nuk &nbsp;e &nbsp;thone &nbsp;as &nbsp;serbet. Pastai teoria &nbsp;e keti &nbsp;mjerani qe CIAja &nbsp; &nbsp; permes &nbsp;shqipetarve - Jugosllavise te &nbsp;shkaterrohet BS....</p><p>Ky &nbsp;duhet &nbsp;te &nbsp;kete &nbsp;shkruar &nbsp;kete diku &nbsp;thelle &nbsp;ne &nbsp;Lazarat &nbsp;duke &nbsp;tymosur...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.