Nëpunësi civil në krye të titujve të gazetave. Vendimi i qeverisë sanksionon “raportimin me shkrim për kolegët”

Gazetat kryesore i kanë kushtuar sot rëndësi të posaçme vendimeve të djeshme të qeverisë, lidhur me statusin e nëpunësit civil. “Shekulli” dhe “Panorama” kanë luajtur në aperturë me këtë çështje, por në këndvështrime të ndryshme. “Shekulli” ka marrë si argument primar kërkesat që parashtron vendimi i qeverisë për rekrutimin apo edhe shkeljet në detyrë. Ndërkohë “Panorama” ka preferuar të luajë me një element tjetër. “Administrata, nëpunësit do të spiunojnë kolegët”, shkruhet në titull të parë. Sipas kësaj gazete, vendimi i qeverisë parashikon që kolegët i bëjnë raport me shkrim eprorit kur vërejnë shkelje nga kolegët në punë. Një procedurë kjo që vendos klimë tjetër në punë.
s.z
Comments
Shume mire qe e ligjeron.
<p> Shume mire qe e ligjeron. Pasi koleget i kane shkruajtur edhe me pare eprorit per shokun e zyres, por ne menyre te fshehte. Tani te pakten behet hapur dhe kolegu e di se nga kush e ka.</p>
Add new comment