Shkurtohen fondet për 7 ministri dhe kalojnë për apartamentet e të pastrehëve

Postuar në 05 Mars, 2014 11:05

Qeveria ka vendosur sot të ndryshojë destinacionin e rreth 80 milion lekëve duke ua hequr 7 ministrive dhe duke ia kaluar Ministrisë së Zhvillimit Urban. Shtesa prej 80 milion lekësh që i bëhet buxhetit të kësaj ministrie ka si qëllim rritjen e fondit për strehimin dhe planifikimin urban. Me këtë shtesë fondesh, ky dikaster arrin të krijojë fondin 100 milion lekësh që do të përdoret për strehimin social.

Synimi është që të blihen apartamente në Tiranë dhe në Durrës në mënyrë që më pas të shpërndahen për personat e pastrehë.  Referuar deklarimeve publike të ndërtuesve, në vend janë më shumë se 10 mijë apartamente të pashitura dhe skema e re e strehimit social pritet t’i japë zgjidhje 2 problematikave, asaj të strehimit dhe asaj të ndërtimit.  Dikasteri më i prekur nga kjo lëvizje është Ministria e Jashtme, së cilës i pakësohen shpenzimet për aktivitetin diplomatik dhe konsullor me 20 milion lekë. Ndërkohë, tre ministri të tjera që u shkurtohen në mënyrë të ndjeshme shpenzimet janë Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes me përkatësisht 13 milion lekë. Ndërkohë, Ministrisë së Mirëqënies Sociale i janë shkurtuar shpenzimet me 4 milion lekë ndërsa Ministrisë së Arsimit i janë pakësuar fondet me 6 milion lekë.  Po ashtu,vendimi parashikon shkurtimin me nga 3 milion lekë të shpenzimeve në  Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.  

Dikasteret që preken  

Ministria e Zhvillimit Urban shtohet fondi prej 80 milionë lekësh.

Ministria e Jashtme pakësohet fondi prej 20 milionë lekësh.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pakësohet fondi prej 3 milion lekësh

Agjencia Telegrafike Shqiptare pakësohet fondi prej 3 milionë  lekësh

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pakësohet fondi prej 2 milionë lekësh

Ministria e Financave pakësohet fondi prej 13 milion lekësh

Ministria e Punëve të Brendshme pakësohet fondi prej 13 milion lekësh

Ministria e Drejtësisë pakësohet fondi prej 3 milionë lekësh

Ministria e Mbrojtjes pakësohet fondi prej13 milionë lekësh

Ministria e Arsimit pakësohet fondi prej 6 milionë lekësh

Ministria e Mirëqënies Sociale pakësohet fondi prej 4 milionë lekësh

 

k.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.