Matoshi i quan Qosjen e Islamin “kosovarë të natyralizuar”; por Naser Aliu i quan këto qëndrime tribale

Në një shkrim me titull ‘Qosja versus Islami: ndërgjegjshmëritë e sëmura të akademikëve’ të publikuar në Tema (ndiqni linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/03/01/qosja-vs-islami-nde...), Halil Matoshi kritikon edhe Islamin, edhe Qosjen, por dhe i konsideron që të dy kosovarë të natyralizuar, dhe me këtë ka parasysh se ata nuk kanë lindur në Kosovë. Naser Aliu që shkruan për një numër gazetash të Tiranës, i është përgjigjur shpejt e shpejt me një shkrim të publikuar në Dita (ndiq linkun Naser Aliu http://gazetadita.al/provincializmi-i-matoshit/).
Dhe thotë mes të tjerash: “Ngrihet Matoshi dhe sulmon ardhacakët, që qenkan natyralizuar në Kosovë dhe paskan përparuar pikërisht aty; ky nuk është vetëm qëndrim kseonofobik; ëhstë edhe qëndrim provincialist fund e krye, mendim me baza të forta tribale”.
Re.Pu.
Comments
Naseri ka te drejte.
<p>Naseri ka te drejte. "Argumenti" i Matoshit ishte i mjere dhe ne thelbin e tij eshte antikombetar. Matoshi me befasoi. Shenjat e mentalitetit te tij prej mehallaxhiu i kisha vene re ne shkrime te tjera te tij, por ne perpjekjen qe bente per te "shkaterruar" Rexhep Qosjen me 'argumentin' se nuk kishte lindur ne fshatin e Matoshit, por ne nje fshat tjeter, ishte e ububushme. </p><p> </p>
Thjesht debil. Kam vene re se
<p>Thjesht debil. Kam vene re se te ashtuquajturit intelektuale te Kosoves, duke perjashtuar ndonje Demaç etj, jane ne nje nivel per te qare hallin. Kuptohet se mesimet ne kohen e Serbise i ndiqnin ne bodrume. Prandaj sot Kosova nuk ka inteligjence. Prandaj edhe shajne Qosen se nuk i afrohen dot.</p>
Add new comment