Perandoritë e rrjetit, ja si ndahet bota mes kompanive

Jo vetëm “Facebook” e “Google” e ndajnë mes tyre botën. Harta tregon sajtet më të vizituara nga çdo vend. Dhe zbulimi është interesant. Në vend të parë janë “Google” e “Facebook”. Të dhënat e elaboruara nga “Alexa” deri me 12 gusht të 2013 nga 1996, flasin qartë. Për të bërë më evidente hartën, të rikrijuar me stil kolonial, me ngjyrë të kuqe dhe blu paraqiten vendet në të cilat mbizotërojnë “Google” e “Facebook”, që janë njëkohësisht edhe dy “dominuesit” e planetit. Ka gjithashtu edhe të dhëna të tjera interesante, megjithatë: “Google” është më i vizituar në Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Oqeani.
Ndërsa “Facebook” del “fitimtar” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, më shumë sesa në Amerikën e Jugut! Situata është akoma më komplekse nëse hedhim sytë nga Azia; këtu konkurrentët lokalë ia kanë arritur t’i rezistojnë dy “perandorive” amerikane. “Baidu” fiton në Kinë, që është vendi me popullatën më lartë, dhe (kjo është një surprizë vërtetë) është më i kërkuari edhe në Korenë e Jugut. Dhe mund edhe të zgjerohet më tej.
Pjesa tjetër e botës që u ka shpëtuar lojës së dy “gjigandëve” bën që “Yahoo” të mbizotërojë në Japoni e Taiwan. Në territoret palestineze më i shikuari është “Al Watan Voice”; në Kazakistan shërbimi mail “Mail.ru”, në Bjellorusi rrjeti social “VK” dhe në Rusi, motori i kërkimit “Yandex”. Ndërsa Afrika mbetet e ndarë në mënyrë të barabartë mes “Google” dhe “Facebook”. Ndërsa përsa i përket Shqipërisë, sipas “Alexa”, më vizituar mbetet “Facebook” i ndjekur nga “Google”.
Por nuk përfundon këtu. Nëse shikojmë faqen e dytë që është më e vizituar, mund të vërehet edhe madhështia e “Google”. Mes 50 vendeve që e kanë në vend të parë rrjetin social “Facebook”, 36 prej tyre shikohet se kanë të dytin pikërisht motorin e kërkimit “Google”. Ndërsa pjesa tjetër kanë “Youtube” (që në fund të fundit, është edhe ai pjesë e kompanisë Google).Dhe duke përllogaritur, del se vendet që kanë motorin e kërkimit “Google” në vend të parë, përbëjnë gjysmën (e mbase edhe pak më shumë të popullatës botërore që ka akses në internet), domethënë më shumë se 1 miliardë persona. Në vend të dytë, pikërisht falë Kinës dhe Koresë, është “Baidu”. Edhe “Facebook” është në podiumin e “fitimtarëve” por në vendin e tretë.
http://www.linkiesta.it/imperi-rete
k.k
Add new comment