Krahasimi me Kosovën-"Frankfurter Allgemeine Zeitung": Moska braktis serbët...

Krahasimi me Kosovën që Vladimir Putin përdori në rastin e Krimesë i ka dhënë shtysë një interpretimi sipas të cilit, ai në thelb, po e braktis qëndrimin e deritanishëm për krahinën shqiptare, duke njohur parimin e vetëvendosjes si kriter vendimmarrës. Dhe ky interpretim ka gjetur vend në një gazetë të njohur gjermane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e cila sugjeron se me këtë qëndrim, Putin i “ka shpërfillur serbët”. Copëza të artikullit janë sjellë në shqip nga gazeta “Zëri” e cila vendos kështu qëndrimin e Putinit në plan të parë. Kjo pasi ai e nxjerr zbuluar principialitetin e pretenduar të palës serbe për mosnjohjen e kufijve të ndryshuar në kushtet e forcës. Duhet thënë se përpjekja e Putinit për të sjellë Kosovën si shembull krahasimi për atë që po ndodh në Krime, nuk është pritur mirë edhe në Perëndim. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madlen Ollbright ka nënvizuar se “Kosova ishte rast tjetër nga Ukraina”, por kjo duket se pak vlerë ka në sy të drejtuesit të Kremlinit. Në kohën që të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndërmend realisht Putin, paralelizmi me Kosovën, që po mbahet gjallë në media, mund të japë një nga idetë se ku synohet të shkohet.
Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/28150/putini-tradheton-serbet
s.z
Add new comment