Konservatorët e kritikojnë Obama-n për diplomaci pasive; por liberalët e mirëkuptojnë për vështirësitë e rastit ‘Krimea’

The Onion është një sit i famshëm amerikan (theonion.com), dhe në të thuhej këto ditë se amerikanët janë të ndarë pas ndërhyrjes brutale të Rusisë në Krime në dy pjesë të barabarta. 50% e tyre janë krejt indiferentë, e 50%-ëshi tjetër është krejt i keqinformuar. Nicholas Kristof, opinionisti i gazetës New York Times, përfshin në këtë kategori të fundit, edhe një numër kongresmenësh, gazetash e kolegësh amerikanë, të cilët janë duke fajësuar Obama-n për krizën në Krime.
“Ne kemi një President të dobët e të pavendosur”, thotë senatori Lindsau Graham. Ndërsa senatori tjetër, ish kandidati presidencial kundër Obama-s, John McCain shprehet se “për shkak të politikës së jashtme dosido e pa nerv, askush nuk beson më në fuqinë amerikane”. Kongresmeni tjetër,Mike Rogers, kreu i Komisionit parlamentar për shërbimet sekrete, është i shqetësuar, ngaqë “Rusia po na sjell vërdallë”. Në një editorial të vetin, e përditshmja The Washington Post është me idenë se “politika e jashtme e Obama-s është e bazuar në fantazi”. Ndërsa The Wall Street Journal thotë se problemi është “Obama që e ka lënë timonin e drejtimit të botës”. Etj, etj.
Pasi bën këtë listë, Nicholas Kristof bën një pyetje: Për këta njerëz, kush është horri në këtë mes, Obama apo Putini?
Re.Pu.
Comments
Putini eshte horri, Obama
Putini eshte horri, Obama eshte idiot I.
Add new comment