Vizat britanike, jo më aplikim në ambasadë dhe jo më e njëjta tarifë

Duke filluar nga 19 Marsi 2014 Ambasada Britanike do të ndryshojë proçedurat e aplikimit për viza për në Mbretërinë e Bashkuar. Në të ardhmen, aplikimet për vizë nuk do të pranohen më nga Ambasada. Për rrjedhojë, aplikimet për vizë do të pranohen tek Qendra e Aplikimit për Vizë nga Teleperformance Ltd, një partner tregtar i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, pranë një zyre të caktuar në Tiranë. Aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm do të dërgohen më pas pranë një qendre rajonale në Ambasadën Britanike në Varshavë për proçedim të mëtejshëm. Kriteret në dhënien e vizave do të mbeten të njëjta. “Personeli i Qendrës së Aplikimit për Vizë nuk ka asnjë rol në vendimmarrjen që lidhet me aplikimet për vizë. Proçedura të ngjashme po hyjnë në fuqi dhe në Ambasadat Britanike në Europën Qendrore dhe Lindore si edhe më gjerë” thuhet në njoftimin e ambasadës britanike. Përveç tarifës së vizës, aplikuesit do të duhet të paguajnë edhe një pagesë shtesë prej 59 paund. Kjo është një pagesë shtesë përveç tarifës së Vizës dhe do të jetë e pagueshme në euro sipas kursit të Këmbimit Valutor Konsullor. Kjo pagesë mbulon shpenzimet e ofruara nga shërbimi i ri i aplikimit. Aplikantët duhet të regjistrohen në faqen e internetit të Teleperformancës pasi të kenë prenotuar një takim, dhe të paguajnë tarifën e caktuar që lidhet me takimin, si edhe çdo shërbim tjetër shtesë që kërkohet.
k.k
Comments
Te shkretet keta, sic
<p>Te shkretet keta, sic duket si dalkan parat mbretereshes per ushqimin e qenve e maceve te oborrit dhe keshtu hop para te tjera nga fakir fukarenjte.</p>
Add new comment