Shqipëria dërgon vëzhguesit e saj në Krime

Postuar në 09 Mars, 2014 07:08

Shqipëria do të dërgojë dy vëzhgues në Krime, si pjesë e misionit të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministria. “Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se Shqipëria ka vendosur të kontribuojë me dy vëzhgues në misionin e OSBE-së në Krime. Me kërkesë të Ukrainës, dhe në zbatim të Kapitullit III të Dokumentit të Vjenës për Besimin Reciprok dhe Ndërtimin e Masave të Sigurisë, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së ku përfshihen SHBA, vende Evropiane dhe përfaqësues të Qendrës së Parandalimit të Konflikteve të OSBE-së.

Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit, dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura” thuhet në deklaratën e kryeministrisë shqiptare.

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.