Gjeorgjevski: “Zgjidhje e çështjes së emrit, ose do të përballemi me probleme demografike. Ivanov grekoman. Preferoj Kekenovksin”

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lupço Gjeorgjevski ka deklaruar dje se çështja e emrit duhet zgjidhur sa më shpejt. Sipas tij vetë maqedonasit duhet të marrin përgjegjësinë e zgjidhjes, e cila ka 23 vjet që nuk po gjen rrugëdalje. “Zhurnal” raporton se për Gjeorgjevksin moszgjidhja e emrit do t’i krijojë në të ardhmen probleme politike dhe demografike dhe në këtë pikë duket se referon faktorin shqiptar. Me interes është edhe preferenca e tij për emrin e presidentit të ri të Maqedonisë. Siç raporton “Zhurnal”, Gjeorgjevski “më parë do të votonte Kekenovskin për president të Maqedonisë se sa Ivanovin, i cili e ka prejardhjen prej një nga fshatrat më grekoman në Maqedoni”.
s.z
Add new comment