Gazetat flasin për terrorizëm për 7 të arrestuarit e djeshëm. Prononcohet edhe Selim Muça: “U kemi thënë të lënë budallallëqet”

Postuar në 12 Mars, 2014 03:01

Gazetat shkruajnë sot për arrestimin e disa imamëve që në shkrime quhen si të vetëshallur dhe disa organizatorëve siç quhen për rekrutimet e të rinjve për luftën në Siri. Disa gazeta kanë shpallur që tani se të arrestuarit janë njerëz të përfshirë në akte që frymëzojnë terrorizmin. “Gazeta Shqiptare” ka bërë një paraqitje të akuzave: “Rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste; nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste; nxitje e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Nga ana tjetër, kjo bërthamë është “lënë në baltë” edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili prezantohet në gazeta sot me një deklaratë ku shprehet se “7 të arrestuarit nuk janë punonjësit tanë”. Kurse ish-kreu i KMSH-së, Selim Muça citohet të ketë trajtuar çështjen e luftës në Siri me imamët, madje duke dhënë porosinë: “U kemi bërë disa herë thirrje imamëve dhe xhamive që të mos bëjnë budallallëkun që të merren me këto punë, por të shikojnë punën e tyre. Pasi ato nuk janë punët tona , nuk është fetare ajo luftë”. Gazetat sot përmendin faktin se operacioni është kryer si pasojë e hetimeve të SHISH-it i vënë prej kohësh në një përballje me qeverinë, por nuk përmendin dhe as konfirmojnë të dhënat e bëra publike dje për gjetje të armëve dhe të tritolit në xhamitë e kontrolluara. Nga ana tjetër ligji që ndalon aktet përfshirjes në veprimtari të armatosura jashtë territorit është ende në shqyrtim dhe mbetet e paqartë sesi do të inkuadrohet si terrorizëm apeli i supozuar për të shkuar në luftë. Dhe në fund është sërish e paqartë sesi imamë të vetëshpallur, siç cilësohen, mundet që fare mirë të ndërtojnë apo hapin xhami kur të dëshirojnë dhe askush nuk thotë gjë.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.