B.Kajsiu: Drejtësia jonë e gjen mëshirën për Pinarin e Gërdecit, por jo për Nazime Vishën

Postuar në 10 Mars, 2014 04:46

Në shkrimin që Blendi Kajsiu ka botuar tek “Panorama” e sotme, me titull “Drejtësia me dy fytyra”, autori evidenton përmes krahasimit të dy rasteve, pikërisht dy standardet që drejtësia shqiptare ndjek kur vjen puna “për të zbatuar ligjin me tërë egërsinë e tij pikërisht te shtresat më të dobëta e të pambrojtura të shoqërisë”.

Dy rastet mbajnë emrin Ylli Pinari dhe Nazime Visha, të dy të dënuar me dhjetë vite burg. I pari, për përfshirjen në tragjedinë e Gërdecit ku për arsye fitimi u vranë 26 veta dhe u plagosën qindra të tjerë. E dyta, dënuar për vrasjen e një burri të martuar me të cilin kishte pasur lidhje intime që në moshën 14 vjeçare. Përballë Pinarit, thotë Kajsiu, drejtësia (gjykata e Tiranës konkretisht) tregoi mëshirë duke e nxjerrë nga burgu tre vite përpara mbarimit të dënimit. Ndërsa përballë Nazimes, natyra e rastit të së cilës dihet tashmë, Gjykata e Apelit dhe Presidenti i Republikës refuzuan të shfaqin mëshirë.   

 

a.k

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Ka nje dallim te madh midis lenies te lire pas nje denimi thuajse te kryer dhe faljes per nje denim te pakryer. Sikunder ka edhe nje dallim midis nje aksidenti me shume viktima dhe nje vrasje me paramendim. Sikunder ka procedura te imponuara nga ligji qe duhen ndjekur. Nje analist mund t&#39;i sherbeje emrit te tij duke bere populistin por jo shoqerise. Atij i takon te shkoje ne zemer te problemit sepse konsiderohet si dikush me aftesine profesionale dhe kapacitetin intelektual per te bere nje veprim te tille dhe jo te beje konstatime siperfaqesore.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.