Përcillet për në banesën e fundit ish-zv.ministri Ferdinand Poni. Basha mban fjalimin: “Na iku kapiteni i pushtetit lokal...”

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Poni, i cili vdiq dy ditë më parë nga një atak kardiak. Ceremonia zyrtare është zhvilluar në Teatrin Kombëtar dhe në të kanë marrë pjesë të njohur, por edhe personalitete të jetës publike. E majta është përfaqësuar me disa kryetarë bashkish, si dhe me kryetarin e Këshillit Bashkiakt të Tiranës, Aldrin Dalipi. Me rëndësi është fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, jo vetëm në planin njerëzor, por edhe në atë politik. Kjo pasi Poni ka qenë në qendër të zhvillimeve elektorale vitet e fundit, i akuzuar jo rrallë nga e majta. Ja se çfarë thotë Basha: “Na ka ikur kapiteni i pushtetit lokal, zëri i fuqishëm dhe me autoritet për këtë kauzë, shpesh të trazuar...Vendi ka humbur personalitetin erudit, një nga ekspertët më supremë të decentralizimit, autonomisë vendore dhe zgjedhjeve, njeriun e përkushtuar me pasion pas punës dhe ndjenjës të shërbimit publik...atdhedashësin dhe patriotin që punoi pa pushim për modernizimin e qeverisjes dhe vendit. I çiltër, i drejtpërdrejtë dhe buçitës, por edhe i ndjeshëm, me zemër të madhe e të bardhë, Ferdi do të na mungojë të gjithëve, prandaj jemi mbledhur këtu, për të ndarë me familjen e Ferdit dhe me njëri-tjetrin dhimbjen e madhe për humbjen e tij, por jemi këtu edhe me mirënjohjen e madhe që e patëm mes nesh dhe për të nderuar me krenari veprat dhe të mirat që ka lënë pas”.
s.z
Comments
Kapiten? E kush eshte
Kapiten? E kush eshte gjenerali? Po kapterret? Si nuk ju ha mortja o kriminele.
Add new comment