Arabia Saudite shpall terroriste “Vëllazërinë Muslimane” dhe kërcënon me burg vullnetarët në Siri

Postuar në 07 Mars, 2014 15:25

Arabia Saudite e shpall Vëllazërinë Myslimane si një organizatë terroriste, të njëjtë me Al Kaedën. Vendimi shoqërohet edhe nga një masë tjetër që parashikon dënimin me 30 vite burg të të gjithë atyre që anëtarësohen në “vëllazëri”. Ky vendim cilësohet si një kthesë e papritur e Arabisë Saudite dhe paralajmërimi u drejtohet edhe atyre që shkojnë vullnetarë për të luftuar në Siri.

Sipas një deklarate të ministrisë së Brendshme, Mbreti Abdullah ka aprovuar përfundimet e një studimi nga një komitet i caktuar për të identifikuar grupet ekstremiste muslimane sipas një dekreti mbretëror të mëparshëm. Dekreti ndëshkon të gjithë ata që shkojnë vullnetarë për të luftuar në konflikte jashtë Mbretërisë, u bashkohen grupeve ekstremiste ose i mbështesin ato.

 

Për më shumë: http://illyriapress.com/arabia-saudite-kercenon-burg-te-rinjte-qe-shkojne-vullnetare-ne-siri/

k.k

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>U qenkan prishur pazaret me Al - Kaiden!&nbsp;</p><p>Sipas raportimeve te meparshme ne media, te cilat per cudi nuk gjenden kurre ne shtypin shqiptar, Arabia saudite ka liruar ose nxitur arratisjen nga burgjet te krimineleve dhe kundrejt shperblimit per sigurimin e familjeve se tyre ose faljes, u ka kerkuar te shkojne ne Siri.</p><p>Kuptohet, kjo ka ndodhur jo zyrtarisht.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.