Artur Zheji dhe Çim Peka replikojnë ashpër gjatë emisionit (debat për Berisha vs Basha)

Artur Zheji dhe Çim Peka kanë replikuar mbrëmë gjatë emisionit të këtij të fundit duke e çuar diskutimin deri edhe në çështje personale.
Zënka mes Zhejit dhe Pekës nisi si debat mbi principe, ku nga një anë Zheji akuzon Pekën se është i një anshëm dhe po ky i fundit ia kthen me të njëjtën monedhë.
“Unë e kuptoj që ti je palë, por na lërë të bëjmë debat. Na ke ftuar këtu në studion tënde dhe me akuzon njëherë, dy herë, tre herë… tendencën e polemikës me mua nuk ta toleroj”, u shpreh Zheji.
“Po zhduk një argument. Të ka stresuar pozicioni i ri”, tha Peka.
“Unë kam një orë e 20 minuta që flas për z. Fule dhe z. Berisha dhe kemi harruar se kryetari i PD-së është Sali Berisha. Ti nuk mund të bëhesh palë”, vazhdoi Zheji.
“Pozicioni i ri nuk të jep qetësinë”, replikoi Peka.
https://www.youtube.com/watch?v=OThe-ktZmmE#t=103
S.S
Comments
Po kujt i plasi nese zihen
<p>Po kujt i plasi nese zihen keta legena. Keta specie analiste/militante/spekullante jane zgjatime ose me mire bishta te politikaneve plehra ne televizione. S´ja vlen me i degju analizat e tyre prej militantesh partiake ne format gazetari. Zhej eshte me ate qe i fryn xhepin me shume (Nano dikur e Meta sot, ose te dy keta bashke), Bejtja eshte me KLAN-in e Familjes, Peka po dihet si bashkfshataret e tij te ranem nga Veriu ne Tirane e Hoxha eshte foles i telekomanduar me SMS i Familjes po ashtu.</p>
Add new comment