Ukraina, Partia e Punës së Shqipërisë mbështet Putinin

Postuar në 07 Mars, 2014 12:21

Partia e Punës së Shqipërisë mbështet vendimet e qeverisë së Vladimir Putin për situatën në Ukrainë dhe Krime. Partia e Punës e riorganizuar në Shqipëri vitet e fundit, ndryshe nga qeveria dhe opozita shqiptare është pro mbrojtjes së qytetarëve rusë që banojnë në territorin e Republikës së Ukrainës. Ata dënojnë grushtin e shtetit në Ukrainë që rrëzoi Yanukovich.

Komunistët shqiptarë thonё se janë tejet të shqetësuar për skenarin mbi bazën e të cilit në një vend sovran u rrëzua një qeveri që gëzonte mbështetjen popullore. Në analizën e fundit të Sekretariatit  të Komitetit Qëndror të PPRSH, Marko Dajti, duke u bazuar në raportimin e tre të dërguarve të PPR që ndoqën nga afër zhvillimet e fundit në Ukrainë, u konkludua se agjenturat perendimore kanë zbatuar në këtë vend skenarë të ngjashëm me ngjarjet e viteve 1990-1991 në Shqipëri.

“Nga informacionet e marra në vend, këto skenarë kanë realizuar përmbysjen me dhunë të pushtetit të ligjshëm, duke sakrifikuar madje edhe vetë protestuesit e nxitur prej tyre. Viktimat edhe në radhët e protestuesve rezultojnë se  janë vrarë nga vetë forcat e errëta që kanë nxitur dhe financuar trazirat në Kiev dhe qytete të tjera”, thuhet nё deklaratёn e PPRSH-sё. Sipas PPRSH, ngjarjet në Ukrainë tregojnë largpamësinë e PPR që prej vitesh ka lëshuar alarmin për tentativat e “trusteve të lulelakrës” për të risjellë në skenë rrezikun e instalimit të regjimeve nazifashiste që i shkaktuan miliona viktima mbarë botës. Interesat e fshehta ekonomike po bëjnë që të shkelen gjithë parimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe po synojnë t’i shndërrojnë popujt e botës në skellevër të kapitalizmit modern. Ne mbështesim pa rezerva qëndrimin e qeverisë ruse dhe Presidentit Putin për mbrojtjen e bashkëkombësve të tyre që banojnë në territorin e Republikës së Ukrainës dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, ashtu sikurse edhe shtete e tjera të Europës apo SHBA janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe kombe të tjerë për të mbrojtur qoftë edhe një qytetar apo bashkëkombas të tyre”, theksohet nё deklaratёn e Sekretarit tё parё Marko Dajti. S.S 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Rrofte Bashkimi i Lavdishem Sovjetik me shokun Marko Dajti, pardon me shokun Putin ne krye.....</p>

Submitted by Enea (not verified) on

<p>mos thoni keshtu se do merziten padronet amerikan ahahahah</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ku e di ti mer çun, ti s&#39;ke dale matane kufirit te Keshtjelles ne Adriatik dhe ke ngel akoma ke feneri ndriçues, jepi qesh, qesh dhe pastaj ha pershesh......</p>

Submitted by Enea (not verified) on

<p>une shume mire jam ne &quot;fanarin ndriçues te adriatikut&quot; se eshte vendi im, &nbsp;kurse ty qe ste pelqen vete i lepin b....t padronve amerikan ahahahah</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.