Greqia kërkon 222 mnl $ zhdëmtim, Gjermania flet për "borxh moral"

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ka njohur “borxhin moral” ndaj Greqisë për vrasjen e civilëve grekë nga ushtarët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa, presidenti grek, Carolos Papoulias ka kërkuar bisedime me Berlinin për pretendimet e hershme greke për dëmet e luftës. Por, Gauck ka ritheksuar refuzimin e Gjermanisë për bisedime të reja për këtë çështje.
Vitin e kaluar, qeveria greke rizgjoi kërkesën për pagimin e dëmeve të luftës nisur dhe nga presioni i opozitës dhe të medieve të krijuara nga konteksti i pakënaqësi në rritje ndaj Gjermanisë, në lidhje me rolin e saj në luftën kundër krizës së Greqisë.
Greqia ka kërkuar 222 milionë dollarë si zhdëmtim për luftën. Kjo shumë është sa gjysma e borxhit të Greqisë. Por, Gjermania beson se e ka zgjidhur këtë çështje në vitin 1960, kur arrit një marrëveshje kompensimi me disa qeveri evropian, ku dhe i pagoi Greqisë 60 milionë euro. Por, Greqia thotë se e ka konsideruar këtë shumë vetëm pagesë fillestare dhe se diskutimet e tjera do të mbaheshin pas bashkimit të Gjermanisë.
S.S
Comments
Me siguri qe shuma 222

Me siguri qe shuma 222 milione ne lajm eshte lapsus. Po te ishte kjo shume gjysma e borxhit grek, lum si greku. Sa per krahasim, kaq pará ka shperdorur a vjedhur Lulzim Basha per 50 km rruge Morine - Kalimash.

Me siguri qe Greqia i kerkon Gjermanise 222 miliarde. Dhe Gjermania sigurisht do t'i jape gollogungat.

Tung,

Blendi

Add new comment