Ukraina anulon referendumin për bashkimin e Krimesë me Rusinë, Yanukovich pëson infarkt

Postuar në 07 Mars, 2014 11:43

Në Krime situata vazhdon të mbetet e tensionuar. Asnjë rezultat pozitiv nuk ka patur as nga biseda mes Putin dhe Obamës. Ndërkohë Presidenti i përkohshëm i Ukrainës nënshkruan një dekret që anulon referendumin e planifikuar për bashkimin e Krimesë me Rusinë, por zyrtarët e Krimesë deklaruan se votimi do të zhvillohet sipas planit. Presidenti i Përkohshëm Turçinov e nënshkroi dekretin sot, një ditë pasi parlamenti i Krimesë i mbështetur nga Moska votoi që gadishulli të bëhet pjesë e Rusisë dhe planifikoi një referendum për në 16 mars. Zoti Turçinov e quajti referendumin e planifikuar një "farsë" dhe akuzoi ushtrinë ruse si organizatore të tij. Ai tha se parlamenti ukrainas do të mbrojë tërësinë dhe sovranitetin e vendit. Zoti Turçinov tha se parlamenti i Ukrainës do të fillojë procedurën për të shpërndarë parlamentin e Krimesë. Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha sot se "askush në botën e qytetëruar" nuk do ta njohë rezultatin e referendumit.

Ndërsa mediat ruse lajmëruan gjatë ditës së sotme se ish presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich është goditur nga një infarkt dhe është në gjendje të rëndë. Lajmi u bë publik fillimisht nga e përditshmja ruse Moskovski Komsomolets, ku citohej një burim anonim dhe më pas lajmi u përhap me shpejtësi edhe nga disa media ndërkombëtare.  Ish presidenti i rrëzuar i Ukrainës është shtruar në një spital në Rostov të Moskës dhe ndodhet në gjendje të rëndë, megjithëse asnjë nga mediet që ka cituar lajmin nuk ka mundur të konfirmojë plotësisht gjendjen e 63 vjeçarit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mohoi disa ditë më parë lajmin që Janukoviç ka vdekur nga një atak në zemër në një qytet të Rusisë. Ndaj Yanukovich është dhënë një mandat arresti ndërkombëtar dhe është ende në kërkim me akuzën si përgjegjës për protestat e përgjakshme në Kiev. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.