ILDKP, asnjë zyrtar i lartë i kontrolluar, zhduket regjistri i denoncimeve. Hetim i ri për çdo deklaratë

Postuar në 10 Mars, 2014 13:31

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të nisë hetimin administrativ për deklaratat e interesave private që nga viti 2003 për krerët më të lartë të shtetit: presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat dhe funksionarë të tjerë të rëndësishëm. Top Channel thotë se sipas ILDKP-së që prej vitit 2006 nuk është kontrolluar asnjë zyrtar i lartë nëse ka përfituar nga fondet publike apo jo. Po ashtu, gjatë këtyre viteve është konstatuar se janë lënë jashtë skemës së kontrollit të plotë, qëllimisht, zyrtarë të niveleve të ndryshme. ILDKP thotë se vendimi për hetim administrativ u mor nisur nga gjendja e rëndë e zyrës së administrimit të dosjeve të kontrollit dhe dyshimeve për zhdukjen e dosjeve të zyrtarëve të ndryshëm. Por me ardhjen e drejtuesit të ri të institucionit, Shkëlqim Ganaj, është konstatuar zhdukja e regjistrit disavjeçar të denoncimit të rasteve të korrupsionit dhe interesave private të fshehura ose të padeklaruara të zyrtarëve, raste këto të denoncuara nga ana e qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile, si dhe bllokimi i qëllimshëm të adresës elektronike apo numrit pa pagesë për referimin e këtyre rasteve. Gjithashtu ILDKP do të fillojë menjëherë punën dhe për hartimin e regjistrit elektronik për konfliktin e interesave, regjistër i cili duhej po ashtu duhej të ishte hartuar që në vitin 2006.
 Pas këtij njoftimi, sidomos në pjesën ku që prej 2006-ës nuk është kontrolluar asnjë zyrtar i lartë, ngrihet një pikëpyetje e madhe mbi punën e Fatmira Laskajt, Adriatik Llallës e padyshim Zana Xhukës (mos)puna e së cilës është ende e freskët. Por nga ana tjetër, edhe vetë Gana ka qenë inspektor i lartë në institucion. Nuk e ka vënë re më parë ai zhdukjen e regjistrit të denoncimeve?

 

a.k  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.