Pranga në Kakavijë për Shemsie Kadrinë. Akuzohet për mashtrim por çështja konkrete nuk sqarohet

Postuar në 10 Mars, 2014 09:51

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë konfirmoi sot se është arrestuar në Doganën e Kakavijës, teksa udhëtonte drejt Greqisë, ish-presidentja e firmës Piramidale “Gjallica” Shemsie Kadria. Prangosja është kryer në bazë të një urdhër arresti të Prokurorisë të lëshuar në 23 mars të vitit të kaluar, për akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha. Në fakt, një padi për mashtrim për shitje banese dhe shuma monetare në vlerë 2.1 milionë lekë të reja, është gjykuar dhe Kadria është shpallur e pafajshme; nuk dihet nëse bëhet fjalë për një akuzë e re.
 Kadria u lirua nga burgu në 7 mars të vitit 2007 falë amnistisë së Presidentit të Republikës, në atë kohë, Alfred Moisiu, ndërsa i kishin mbetur ende 3 vite e gjysmë burg. “Gjallica” ka patur 69 808 kreditorë, ndërsa borxhi i kompanisë, sipas ekspertëve, ka qenë mbi 200 milionë dollarë.

 

a.k

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Drejtësia të bëjë të pa mundërën që të gjithë pasurinë që ka tu rikthehet të mashtruarëve</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.