Përgjimi i ri, dëshmia si Erdogani vë në shërbim të familjes median dhe shërbimin sekret

Zbardhet faktet të reja të marrëdhënies së medias, shërbimit sekret dhe administratës shtetërore me familjen Erodgan në Turqi. Nga një përgjim që është nxjerrë sot në internet nga profile në Twitter që janë në anën e opozitës së majtë, dëgjohet Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe djali i tij, Bilal Erdogan tek flasin për masat që duhen marrë për minimizimin e kostos së aksionit kundër korrupsionit të 17 dhjetorit gjatë të cilit u arrestuan katër djem ministrash (kishte urdhër arrestimi edhe për djalin e Erdoganit) si edhe shumë të tjerë. Biseda ka ndodhur në datë 18 dhjetor 2013.
Gjatë bisedës, Bilali, i cili dyshohet se administron të gjithë marrëdhënien e babait me bizneset, median dhe grupet e tjera të interesit, i tregon të atit masat që do të marrë media e drejtuar nga familja kundër aksionit.
Krahas kësaj, si pjesë të planit të reagimit ( i cili do të rezultojë më pas me shumë publikime të denoncuara në gjykatë si shpifje) të futet edhe shërbimi sekret turk, MIT.
Shkriimet e mëpasshme të gazetave dhe kronikat e TV-në në fjalë vërtetojnë bisedën pasi duke filluar nga data 18 dhjetor 2013, gazetat pro qeveritare kanë vazhduar të nxjerrin dokumente sekrete shtetërore, të dhëna nga shërbimi sekret.
Erdogan ka akuzuar mbështetësit e liderit fetar Fethullah Gulen si organizator të përgjimeve dhe aksionit anti-korrupsion, gjë të cilën këta të fundit e kanë mohuar kategorikisht. Madje, ditët e fundit kanë dalë përgjime të reja, të cilat tregojnë se përgjimet në fakt janë bërë nga struktura brenda institucioneve të sigurisë si Policia dhe shërbimi sekret që kanë qenë në shërbim të ushtrisë dhe Iranit (Në një shkrim tëa rdhshëm do të trajtohet interesi i Iranit për të fundosur Erdoganin/Turqinë dhe fazën e re të këtij shteti në konjukturat ndërkombëtare me ardhjen e Rouhanit).
Edhe erdoganët e dijnë kush i ka përgjuar, por i kanë kthyer bateritë kundër Gulen-it për të ruajtuar bazën e partisë duke ditur se miliona turq udhëhiqen nga idetë e këti predikuesi. Duke goditur atë, Erdogan synon të shpëtojë sa të mundet nga numri i votuesve që i përkasin pjesës së besimtarëve në Turqi.
Erdogan ka akuzuar për komplot, por asnjëherë nuk ka mohuar bisedat e përgjuara me të birin apo biznesmenë të tjerë.
Biseda e përgjuar
Bilal Erdogan: Babush, unë dhe Berati (dhëndri. Është bërë sëfundmi pronar i shumë medieve dhe ndikon tek shumë të tjera në Turqi) ulëm pak dhe biseduam për këtë që ndodhi. Duhet të marrim masa, t’i bëjmë që të paguajnë. Këtyre (organizatorëve të menduar të këtij aksioni) duhet t’u kthehet përgjigje. Do fillojmë të godasim nga koka.
Tajip Erdogan: Dihet si do të shkojë kjo punë, por Serhatët (dhëndri dhe vellai i dhëndrit me mbiemër Serhat, të bërë pronarë rishtazi të disa medieve në Turqi, gazetat “Sabah” dhe “Takvim” si edhe ATV) duhet të na japin një mbështetje të madhe. Flisni edhe me shokët e tjerë (pronarët e Star TV dhe gazetës “Aksham” ).
Bilal Erdogan: Po, por do t’i shohesh titujt inshalla. Gazeta “Takvim” do dalë me kryeratikullin: “Lobi i predikuesve”, kurse gazeta “Sabah” do të dalë me: “Nuk ka kaseta, por ka dosje”. Ata janë gati. Presin urdhrin tuaj. Do të fillojnë të godasin nga koka (shënjëstra e erdoganëve është predikuesi Fethullah Gulen ).
Tajip Erdogan: Në rregull, do të hedhim çfarë të na vijë.
Bilal Erdogan: Po por më thonë që duhet t’i ndihmojmë me ca material (të dhëna nga shërbimi sekret), MIT.
Tajip Erdogan: Do ta shohim.
Bilal Erdogan: Po, sepse ashtu ndryshojnë pak gjërat.
Tajip Erdogan: Ata (media e familjes)mund ta marrin më mirë vetë MATERIALIN.
Bilal Erdogan: Sigurisht, këta po, por po thoja sikur të punojë pak më shumë MIT-i (shërbimi sekret) në këtë drejtim .
Tajip Erdogan: Do ta shohim dhe atë.
K.S.
Add new comment