Ministri Çuçi për reformën territoriale dhe minoritetet: Njësitë e minoriteteve nuk do të përzihen me njësi të tjera

Postuar në 12 Mars, 2014 06:22

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka dhënë garanci se reforma territoriale nuk ka si qëllim objektiva elektoralë. Sipas tij, reforma është domosdoshmëri për zhvillimin, por edhe për një mirëadministrim të fondeve publike. Kështu sipas tij “vetëm pagat e punonjësve të komunave, pa ato të këshilltarëve, sot janë 25 milionë dollarë në vit”. Çuçi ka shtuar se lidhur me shqetësimet e ngritura nga subjektet përfaqësuese të minoriteteve, do të zbatohen të gjitha detyrimet që burojnë nga konventat. “Kam biseduar me ambasadorët e Maqedonisë dhe Greqisë, ku i kam garantuar se do marrim përsipër të gjitha detyrimet. Këto zona nuk do përzihen me përkatësi etnike të ndryshme, do mbahen ashtu siç janë. Do bashkohen me ato komuna që i përkasin të njëjtit minoritet”, theksoi ai.

Më shumë në: http://www.ata.gov.al/cuci-nuk-do-te-kete-reforme-territoriale-per-qellime-elektorale-73347.html

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>perse zoterinj kozmopolite?&nbsp; perse ky diskrimimim ndaj shqiptareve?&nbsp;&nbsp; a u ruhet bashkombesia komunave shqiptare ne maqedoni?&nbsp; ku eshte reciproriteti?</p><p>ju qe perdorni konceptin e <em>qytetarit te shtetit ,</em> perse beni dallime kombetare!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.