Shkolla e Administratës Publike, sot u miratuan rregullat e funksionimit. Do të ketë një këshill drejtues me 12 anëtarë

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama mund të thuhet se është në mësymje të përgjithshme në raport me funksionimin e Administratës Publike. Përveç vendimeve, ndërhyrjeve dhe akteve për rekrutimin, kohën e punës, ngritjen në detyrë për nëpunësin civil. Sot qeveria ka miratuar edhe një vendim që padyshim ka shumë rëndësi: vendimin për “Rregullat e organizimit e të funksionimit të shkollës shqiptare të administratës publike dhe trajnimin e nëpunësve civilë”. Është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të punës për nëpunësin civil. Shkolla do të ketë një Këshill drejtues me 12 anëtarë dhe në vendim përcaktohen edhe fushat e përzgjedhjes. Shkolla do të ketë zë të veçantë në buxhetin e ministrit përgjegjës për administratën publike.
Më shumë në: http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-dates-12-mars-2014&page=1
s.z
Add new comment