Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kodheli akuzë presidentit: “Po pengon Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura”

Postuar në 12 Mars, 2014 03:18

Duket se ka përballja mes qeverisë dhe Presidentit po merr përmasa publike dhe po projektohet edhe për çështje të ndjeshme. Gazeta “Shekulli” i ka kushtuar rëndësi sot mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën është ndalur te deklarata e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Sipas kësaj të fundit “Fakti që ne kemi çuar pranë presidentit strukturën e Forcave të Armatosura dhe Planin e Përhapjes dhe prej më shumë se një muaji nuk kemi marrë përgjigje, megjithëse jemi kthyer disa herë kërkesave të panevojshme teknike nga institucioni i Presidentit, na bën të besojmë se kjo është një procedurë e cila kërkon që të pengohet nga Presidenca”. Ndërkohë presidenti kishte ftuar në mbledhje edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, ftesë të cilën është përpjekur ta arsyetojë nga pozita ligjore dhe parimore. Sipas tij, meqenëse miratohej dokumenti i strategjisë kombëtare duhet të përcillej frymë konsensusi. Po për të mos u fshehur pas gishtit, e vërteta është shumë më pafajshme sesa kaq. Ftesa lidhet pa asnjë mëdyshje me imponimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

s.z

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.