Kosova miraton projekligjin e ri, deri në 15 vjet burg për luftëtarët e Sirisë

Kosova miraton projektligjin që ndalon përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet e armatosura jashtë territorit të saj. Ndryshe nga Shqipëria, shteti i Kosovës ka bërë një hap përpara në këtë drejtim, ndërkohë që në Shqipëri janë shënuar të arrestuarit e parë myslimanë të cilët nxitnin qytetarët shqiptarë për të shkuar të luftojnë në Siri. Parlamenti i Kosovës miratoi me 48 vota, 10 vota kundër dhe 4 votë abstenim për këtë projekligj. Ligji prej pesë nenesh synon të pengojë bashkimin apo pjesëmarrjen në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Ky ligj do të veprojë ndaj çdo personi, që merr pjesë apo organizon, rekruton, financon, nxit, udhëheq apo stërvit personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Ligji parashikon dënime nga 3 deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që shkelin dispozitat e këtij projektligji. Agjencitë e zbulimit shpesh janë shprehur se disa qindra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund të kenë shkuar në Siri për të luftuar, ndërsa askush nuk ka numra të saktë të tyre. Hartuesit e projektligjit thanë se ai është i domosdoshëm edhe për sigurinë kombëtare të Kosovës e cila mund të jetë e rrezikuar nga personat që po shkojnë në luftën e Sirisë. S.S
Comments
Pak janë
<p>Pak janë</p>
Keto jane probleme qe i
<p>Keto jane probleme qe i nxjerrin hoxhallart popullit shqiptar. Veçse mos kritikoni hoxhallart se po na ofendohen.</p>
Add new comment