Kuvendi zyrtarizon shkarkimin e Endira Bushatit nga AMA

“Zonja Bushati, mandatin si kryetare me vendim të kuvendit 113 dt 21.7.2011 e ka patur në përputhje me ligjin 8410/1998 i ndryshuar, vetëm për periudhën nga 21.7. 2011 deri më 24.09.2012, pjesa tjetër e qëndrimit në detyrë është e jashtëligjshme.”, kjo është memoja e dalë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe i detajuar nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura. Ky dokument i firmosur nga kyretari Ilir Meta miraton nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA-s. Memoja vlerëson se Endira Bushati në kundërshtim me nenin 9 të ligjit të sipërpërmendur vazhdon ushtrimin e detyrës së kryetares pa qënë prej 18 muajsh antare e ish-KKRT-së. pritet që ditën e hënë Komisioni i Medias të mbajë mbledhje për këtë ccështje ku do të hidhen edhe emrat e parë të kandidatëve të rinj për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizuale. Ledio Bianku u zgjodh kryetar në 2006 dhe mandati i mbaronte në 28.07.2011. Ai u zëvëndësua prej Mesila Dodës e cila mori një mandat zëvëndësimi që mbaronte 28.07.2011. Pas zgjedhjes deputete Mesila Doda largohet nga kjo detyrë per t'u zëvëndësuar nga Endira Bushati mandati i së cilës si kryetare, meqënëse zëvëndësonte Mesila Dodën i mbaronte në 28.07.2011. Ajo nuk kishte zgjedhje të re si antare pasi kjo nuk mund të ndodhë në një kohë kur Bushati e ka përfunduar mandatin e antares më datë 24.09.2012. Zonja Bushati më 5.11.2009 merr një mandat zëvëndësimi në vend të Artan Zenelit si anëtare, mandati i cili i përfundonte në datë 24.09.2012 që do të thotë se edhe Endira Bushatit zëvëndësues të zotit Zeneli nuk ka me mandat anetari prej shtatorit 2012. Ndonese eshte rizgjedhur kryetare e AMA-s, zonja Bushati ka qendruar prej një viti e gjysmë në mënyrë të jashtëligjshme në këtë post sepse nuk ka patur mandat anëtari dhe nuk është rizgjedhur anëtare nga Kuvendi. Neni 9 i ligjit thotë se Kuvendi me votim të hapur zgjedh njërin nga antarët e këshillit në detyrën e kryetarit të KKRT-së. Kjo dispozitë ligjore trajton anëtarin dhe kryetarin në pozitë të barabartë duke kushtëzuar legjitimimin si kryetar me qënien si anëtarë të KKRT-së. Kjo nënkupton se llogaritja e mandatit të një kryetari nuk duhet të tejkalojë afatin e mbarimit të mandatit si antar.Kryetari do të duhet të zgjidhet brënda mandatit si anëtar. S.S
Comments
Do me thene, paska qen
<p>Do me thene, paska qen kuvendi qe paska bere gabim, dhe jo Endira? Pastaj, si mund t'a leshoje detyren nje person pa ardhur nje person tjeter qe t'a zevendesoj?</p>
@klevis Deyra leshohet nqse
<p>@klevis</p><p>Deyra leshohet nqse te mbaro mandati...kaq e ke detyren nuk mund ta mbash me zor pse nuk ka ardh njeri tjeter..le te merren strukturat me ate punen e gjetjes se njeriut tjeter..karrigja eshte jo personale..</p>
Add new comment