NDI jep një të dhënë befasuese: Shqiptarët vijojnë të mbështesin qeverinë e tyre

Instituti Demokeratik Amerikan (National Democratic Institute) ka bërë një hulumtim në Shqipëri, me anë të të cilit ka dashur të ndërtojë një panoramë të humorit politik këtyre anëve. Dhe e dhëna më befasuese ka të bëjë me faktin që shqiptarët, ndonëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj jo shumë të bujshëm qysh nga momenti që qeveria ‘Rama’ mori votëbesimin në parlament, vijojnë të kenë besim tek kjo e fundit, dhe të kenë më pak besim tek parlamenti. Besimi ka lidhje me gatishmërinë për t’i dhënë kohë qeverisë, dhe me faktin që janë pëlqyer një numër ndërhyrjesh e masash të ndërmarra gjatë këtyre muajve, siç janë “mbyllja e qendrave të bastit dhe kazinove, prishja e ndërtimeve pa leje, shfuqizimi i amendamenteve të ligjit mbi importin e mbetjeve, futja e taksimit progresiv, dhe fushata për luftën kundër korrupsionit”.
Edhe një sondazh i kryer para dy muajsh nga kompania e njohur italiane IPR Marketing ka treguar të njëjtën gjë. Shqiptarët janë duke e parë qeverinë me simpati. Nuk dihet edhe sa do të zgjasë ky “muaj” mjalti i shqiptarëve (i shumicës së tyre) me qeverinë e tyre.
Re.Pu.
Comments
Mjaft me rrena amerikane dhe
<p>Mjaft me rrena amerikane dhe italiane......</p>
Do të zgjasë deri në momentin
<p>Do të zgjasë deri në momentin kur qeveria do ndalojë të qeverisi në të mirë të popullit</p>
Add new comment