Apeli pafajëson ish drejtorin e stadiumit kombëtar, Shkalla e Parë e dënoi me tre vjet burg

Postuar në 18 Mars, 2014 05:31

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e Qendrës Sportive “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku, i cili akuzohej për korrupsion. Gjykata e Shkallës së Parë e pat dënuar me tre vjet burg, pasi ai u shpall fajtor për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Por, pavarësisht dënimit ai nuk qëndroi asnjë ditë prapa hekurave. Treshja gjykuese e kryesuar nga Regleta Panajoti e pezulloi ekzekutimin e dënimit për një periudhë prej tri vitesh, kohë gjatë së cilës Sallaku nuk duhet të kryente asnjë vepër tjetër penale. Në këtë mënyrë, gjykata i dha mundësinë ish-drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa” të mos mbyllet asnjë ditë në qeli. Në dosjen e prokurorisë thuhej se, “në periudhën 08 gusht 2011 - 15 gusht 2011, Sallaku ka kërkuar para nga P.L pronar i një dyqani kancelarie “C...” për të lidhur një kontratë qiraje me këtë të fundit, për disa ambiente të pallatit të sportit “Asllan Rusi”.  Në bisedat e bëra Gazmend Sallaku ka kërkuar shumën prej 300.000 lekësh dhe nëse pagesa nuk realizohej, ai ka kërcënuar P.L. që do t’i prishte investimet paraprake prej 2.000.000 lekësh të realizuara nga ky person në ambientin që do të merrte me qira. Me insistimin e P.L i pandehuri Sallaku e ka ulur shumën e kërkuar në vlerën e 150.000 lekësh. Në datë 15.08.2011 i pandehuri Gazmend Sallaku, në zyrën e tij në stadiumin “Qemal Stafa” ka marrë prej P.L. shumën prej 150.000 lekësh”.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.