Të ardhurat në Thesarin e Shtetit rriten 5.6% në dymujorin e parë

Në dy muajt e parë të këtij viti, të ardhurat në Thesarin e Shtetit u rritën 5.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm – nga rreth 496 milion dollarë në rreth 524 milionë. Në qoftë se i zhveshim këtyre të ardhurave ato jotatimore (si ndihmat, fitimet e Bankës së Shqipërisë, etj.), rezulton se të ardhurat tatimore-doganore janë rritur 5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm – nga 442 në 464 milionë dollarë.
Në vija të trasha, kjo rritje 5% e të ardhurave tatimore-doganore mund të shpiegohet në masën 0.9% me rritjen ekonomike, 1.9% me inflacionin dhe 2.2% me rritjen e efektivitetit të vjeljes së të ardhurave (Efekti i ndryshimit te taksave, krahasimisht me nje vit me pare, eshte neutral - sipas marreveshjes me FMN-ne, ulja e tatimit mbi pagat dhe biznesin e vogel balancohet nga rritja e tatim-fitimit dhe taksave te tjera)
E.Zaloshnja
Add new comment