Pse e djathta ekstrene nuk ecën në Britani?

Postuar në 15 Mars, 2014 14:00

Ka vite që në Europë vjen vërdallë një frikë nga rritja e ndikimit të partive të së djathtës ekstreme në rrethanat e krizës ekonomike. Një frikë e tillë lindi dhe në Britaninëe Madhe pesë vjet më parë, në vitin 2009, kur Partia Nacionale Britanike mori mbi 6% të votave të zgjedhjet për parlamentin europian, dhe për pasojë mori dy vende në këtë parlament. 6% (dy vende në parlament) nuk janë ndonjë rezultat i frikshëm, por në Britani u dalin punëve përpara. Dhe me atë rast filluan komentet. Komentatori politik Matthew Goodwin e cilësoi këtë rezultat si më të suksesshmin në historinë e së djathtës ekstreme në Britani. “Po lind fashizmi në Britani”, ia bëri të nesërmen e zgjedhjeve laburisti John Cruddas. Ndërsa historiani David Kynaston u shpreh se “Britania e këtyre ditëve dhe Gjermania e para Luftës II janë idem”.

Por pesë vjet më pas është kuptuar ose se ajo frikë ka qenë e tepërt, ose se ndoshta ka qenë ajo frikë që ka shërbyer si paralajmërim për zgjedhësit britanikë. Fakti është që në zgjedhjet komunale të vitit 2012, Partia Nacionale Britanike zbriti nga një milion vota që kish marrë në vitin 2009 në 300 mijë vota. Pritet të zbresë më shumë. Dhe kjo lidhet me margjinalizimin që iu bë qysh në momentin e parë kësaj partie prej establishmetit politik e mediatik atje, dhe me faktin që parti të tilla nuk kanë një traditë që mund t’i ushqejë në Britani.

Një vështrim mbi këtë dukuri mund ta gjeni në sitin euobserver.com, saktësiht në linkun http://euobserver.com/eu-elections/123438 (nga ky shkrim u nxorrën dhe shënimet e mësipërme).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>kete e merrni si justifikim dhe vetelavderim per luften mediatike qe i keni bere kombetarizmit ne shqiperi??&nbsp;&nbsp; duke bere qe populli te mos kishte zgjidhje tjeter vec 2 partive te deshtuara dhe antikombetare pd ps!</p><p>shqiperia eshte i vetmi vend ne europe pa te djathte(nuk besoj te marre njeri guximin e te quaje partine populiste e krahinariste te saliut te djathte),ndersa britania dhe gjithe europa ka te djathte kombetare te fuqishme ,keshtu qe nuk vend per parti ekstremiste.&nbsp; e djathta britanike vajti dhe luftoi ne ne fund te botes per nje cope ishull argjentinas,ndersa shqiperia qe ka gjysmen e kombit matane kufirit nuk ka as mimimumin e domosdoshem te atdhetarizmit qe eshte i domosdoshem per te patur nje kohezion kombetar, i cili ne vetvete jep garanci per sigurine dhe qetesine qe aq shume nevoje shqiperia.</p><p>prandaj edhe kontributi juaj (ketu futet shumica e shtypit te gjitha llojeve te cilet jane vaksinuar paraprapisht nga sorrosi qe te mos kene asnje mikrob kombetar),shkon ne dem te interesave te shqiptareve dhe rastesisht ?&nbsp; perputhet me kontributin e atyre qe duan shperberjen e shqiperise ose libanizimin e saj.</p><p>mungesa e frymes kombetare te shtetit shqiptar , me ndihmen tuaj, i ka hapur rruge talebaneve te te gjitha feve apo shtimit artificial te pakicave nga vendet fqinje,sepse njeriu nuk mund te jetoje pa identitet dhe kur ky i mohohet nga shteti i tij ,gjen shpetim ne ato te vendeve fqinje ose fetare ,te cilet veprojne hapur dhe agresivisht ne shqiperi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.