E arrestojnë për kokainë, lënda rezulton trahana

Policia bëri të ditur dje se kishte arritur të sekuestronte 1 kg kokainë në pikën kufitare të Kakavijës, në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Ajo ishte futur në një qese me mbishkrimin e emrit të personit që do e priste. Mes saj ndodheshin dhe disa centro e sende të tjera, të cilat kishin rrethuar pakon.
Por pas hetimeve në Tiranë, rezultoi se në pakon që dyshohej se kishte kokainë ndodhej trahana (gjellë). Dyshimet e para lindën pas këmbënguljes së shtetasit E.S., i cili deklaronte se nuk kishte asnjë porosi në emër të tij.
Sipas ekspertëve, ngjyra e verdhë në kafe ka bërë që punonjësit e Antidrogës së Gjirokastrës të dyshojnë se bëhet fjalë për drogën e shtrenjtë, raporton “Panorama”. Pasi u zbulua e vërteta, i arrestuari nën akuzën e trafikut të drogës është lënë i lirë, ndonëse hetimet vazhdojnë.
http://www.panorama.com.al/2014/03/15/kokaina-e-kapur-ne-kuf...
S.S
Comments
kush e di se sa dru do te

kush e di se sa dru do te kene qene ata policet m ndnj mall jo cilesor qe ngaterruan trahanane me kokainen.

apo ngateruan kengen e popullit shqiptar

lum kush beri trahanane

se ne gjithe boten e hane

me kengen e popullit kolumbian

lum kush shet kokaine

se ne gjithe boten e pine

bravo policia dhe ministri

bravo policia dhe ministri Trahanairi qe po luftojne krimin ne cdo skaj me profesionalizen qe vetem respublica di ti beje jehone

Add new comment