Presidenti i Bylisit dhunon kreun e FNSH-së dhe delegatin e FSHF-së

Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit ka përfunduar me dhunë. Ekipi i Ballshit ishte dënuar që të luante pa tifozë, por në shkallët e stadiumit “Adush Muça” ka pasur tifozë të pranishëm. Delegati i FSHF-së ka kërkuar që stadiumi të boshatiset dhe kjo ka zgjatur për afro 20 minuta. Kjo ka qenë dhe arsye e sherrit.
Ndeshja ka filluar 20 minuta me vonesë dhe është karakterizuar nga tensioni i lartë. Bylis po lufton për mbijetesë, ndërsa Laçi kërkon të ruajë vendin e dytë në Superligë. Minuta e fundit e ndeshjes ka sjellë një penallti për Laçin, por është dashur 10 minuta që të goditet. Penalltia nuk është kthyer në gol dhe ndeshja përfundoi 0-0.
Në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, Presidenti i ekipit t Bylysit, Besnik Kapllanaj ka sulmuar kreun e FNSH-së, Besnik Çela me shkop gome duke e goditur disa herë në kokë dhe e ka kërcënuar.
Pas mbarimit të takimit Kapllanaj në dhomat e zhveshjes ka pasur një konflikt verbal me të deleguarin e FSHF-së më pas e ka goditur me mjetë të forta. Çela ka marrë disa plagë dhe është transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin e qytetit të Fierit për të marrë ndihmën e parë. Në spital ndodhet dhe Çela.
S.S
Comments
Kur do shpetojme nga
<p>Kur do shpetojme nga budallenjte ne....duam edhe sport pale...me keto idiote....shteti duhetbtebtregoje dhembet...perjashtim perjete nga futbolli i ketyre klubeve qesharake dhe ketyre njerezve budallenj.</p>
hajde kre fnsh qe kemi
<p>hajde kre fnsh qe kemi hajde..na e rref dhe presidenti..</p>
Add new comment