Disa vendime të reja nga Këshilli Ndërakademik i Gjuhës

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një mbledhje të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës që është mbajtur më 14 mars në Prishtinë. Mbledhja është mbyllur me disa vendime që lidhen me drejtshkrimin e disa fjalëve, me shumësin e disa të tjerave dhe me përdorimin e shkronjës së madhe në disa raste. “GSH” ka përdorur si lëndë kryesore informimi çështjen e shumësit, ku sipas asaj që përcjelle gazetarja Fatmira Nikolli fjalët teatër, kabllo, kuadër bëhet teatra, kablla apo kuadra. Mbledhja e radhës bëhet e ditur se do të marrë në shqyrtim çështje të sintaksës. Nuk dihet nëse këto propozime do të kalojnë pa debate, pasi zakonisht propozimet e Këshillit janë sulmuar nga disa gjuhëtarë.
s.z
Comments
A nuk na i ndryshoni sa me
<p>A nuk na i ndryshoni sa me shume qe te mos merremi dot vesh me njeri tjetrin as kur flasim e as kur shkruajm e shpetojme dhe nga mediat.</p>
Add new comment