Gjakova e Mitrovica, zona të lira ekonomike. Thaçi, një tjetër lëvizje prag zgjedhjeve

Postuar në 18 Mars, 2014 12:38

Pas lëvizjes për rritjen e pagave të buxhetorëve, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ditën e sotme ka marrë vendimin që dy komunat, ajo e Mitrovicës dhe e Gjakovës të shpallen zona të lira ekonomike. Mediat e Prishtinës njoftojnë se sipas kryeministrit Thaçi ky vendim është marrë në kuadër të zhvillimit dhe reformave ekonomike, të cilat sipas tij, do të ndikojnë në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë. Thaçi ka vlerësuar se zonat ekonomike në Mitrovicë (porta hyrëse e mallrave serbe) dhe Gjakovë (zona kufitare me Shqipëinë) do të jenë mbështetëse të fuqishme të bizneseve kosovare. Ndërkaq kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që Mitrovica dhe Gjakova të shpallen zona të lira ekonomike. Bahtiri tha se ky vendim do të mundësojë krijimin e kushteve të favorshme për investime në Mitrovicë. “Krijimi i kësaj Zone do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, e po ashtu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Bahtiri.
Kosova së shpejti do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.