Yulia Timoshenko e dëshpëruar inkurajon ukrainasit: Ne do fitojmë e Rusia do humbë

Yulia Tymoshenko ka reaguar me një shkrim të publikuar në shtypin ndërkombëtar pas referendumit të organizuar në Krime e pasi Putini deklaroi se Krimea është më në fund ruse. Ajo ka bërë një listë me pika në shkrimin e vet “plot nerv”. Dhe në këto pika shkurtimisht thuhet:
- Referendumi nuk ish referendum. Ishte 100% ilegal, dhe këtë gjë e kanë thënë dhe të gjitha shtetet e civilizuara.
- Krimea shumë shpejt do t’i kthehet Ukrainës.
- Falenderime të panumërta për të gjithë ata krimea-në që nuk mbështetën separatizmin.
- Keqardhje për popullin rus që po bombardohet me propagandë gënjeshtrash e që po detyrohet të jetojë nën një regjim.
- Nuk ka motiv për t’u shkurajuar. Më 21 mars do nënshkruajmë marrëveshjen e asocjimit me BE-në dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme.
Shkrimi ka natyrë patetike dhe moblizuese, siç pritej që ta kish, dhe mbyllet me një post-scriptum anekdotik: “Legjenda thotë se Master Kano ish në një pyll në një ditë dimri, dhe aty pa pemët të mbuluara nga bora. Një degë e trashë peme u këput e ra nën peshën e dëborës. Ndërsa një degë tjetër, e hollë, u përkul nga pesha e dëborës, por pas kësaj mori të drejtohej dhe fap, e hodhi dëborën tutje. Ajo bëri sikur do këputej, por nuk u këput. Kështu është dhe Ukraina, si ajo degë e njomë dhe e fortë.”
Shkrimi i plotë (në anglisht) mund të ndiqet në linkun http://www.huffingtonpost.co.uk/yulia-tymoshenko/russia-ukra...
Re.Pu.
Add new comment