Krime, përkeqësohet situata, përplasje me armë. Vritet një ushtar ukrainas. Jatsenjuk: Jemi në gjendje lufte!

Postuar në 18 Mars, 2014 11:59

Hapa shumë shqetësues janë hedhur orët dhe minutat e fundit në Krime, duke paralajmëruar tensionim të skajshëm mes Rusisë e Ukrainës. Pas firmosjes së marrëveshjes së aneksimit të Krimesë nga Rusia, trupa ushtarake ruse mësynë në Simferopol, ku vranë një ushtar ukrainas. Po ashtu mësohet se trupat ruse kanë kapur komandantin e kësaj baze ushtarake. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit ukrainas, Arseni Iatseniuk, i cili shprehet se në Krime është një situatë lufte, sepse ushtarët rusë kanë qëlluar mbi ushtarët ukrainas. Kurse presidenti ukrainas Oleksandr Turchinov, Rusinë e krahasoi me Gjermaninë e Hitlerit për aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen ushtarake atje. Pas ngjarjes kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Atë që po bën Moska dhe vendimet e Vladimir Putin “janë një kërcënim për paqen”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney.
nga ana tjetër, edhe Transdniestria, një rajon separatist i Moldavisë ka aplikuar për anëtarësim në Federatën Ruse. Lajmi është konfirmuar nga Irina Kubanskikh, zëdhënësja e parlamentit lokal, ku sipas saj ka nisur një apel për udhëheqjen ruse. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.