PD denoncon: Në krye të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, një falsifikator pijesh

Deputetja e PD-së Voltana Ademi denoncoi emërimin në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, të një personi për të cilin ajo tha se ka prodhuar pije dhe ushqime që rrezikojnë shëndetin publik. Kryeministri, tha Ademi, ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve, Aleksandër Kalemajt, i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Një fakt, një njoftim kronike mbi rastin e tetorit 2012, gjendet kollaj në rrjet. Nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, i akuzuari e kishte kthyer një magazinë në Vlorë, në fabrikë ku prodhonte pije dhe mallra të tjera duke u ngjitur ambalazheve logon e firmës “Kalemi”. Por për këto produkte artizanale të arrestuarit (G. dhe A.Kalemi dhe D.Dapaj) nuk kishin leje prodhim dhe nuk paguani taksa. “Ky është njeriu që Edi Rama i ka besuar drejtimin e AKU-së, kësaj agjencie që garanton cilësinë dhe standardet ushqimore në vend. Me këtë emërim, Edi Rama ka treguar se nuk ka më turp nga asgjë, dhe se arrin deri këtu, sa një prodhues të paligjshëm të pijeve e të ushqimeve, të arrestuar dhe të akuzuar në tetorin e vitit 2012, pas një hetimi të gjatë të policisë dhe prokurorisë, ta bëjë përgjegjës për sigurinë tonë ushqimore”, u shpreh Ademi.
a.k
Add new comment