Obama mbledh G7-ën në Hagë. Fokus kryesor, kriza ukrainase, Lavrov reagon ashpër

Postuar në 18 Mars, 2014 15:34

Presidenti amerikan Barack Obama u ka bërë ftesë krerëve të vendeve të ‘G7′-ës dhe të Bashkimit Evropian për një takim javën e ardhshme, në Hagë, në kuadër të Samitit për Sigurinë Bërthamore, ku do të zhvillohen bisedime për situatën në Ukrainën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Ky takim do të jetë i përqëndruar tek situata në Ukrainë dhe vendimet e ardhshme që vendet e G7-ës mund të marrin si kundërpërgjigje për zhvillimet më të fundit mbi këtë krizë dhe për të mbështetur Kievin zyrtar”, u shpreh zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, (NSC), në SHBA, Caitlin Hayden. Rusia ka lëshuar deklarata të ashpra edhe në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj saj pas aneksimit të Krimesë.

“Janë të papranueshme dhe nuk do mbeten pa pasoja”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një bisede telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry. Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate të ministrisë së Jashtme ruse.

Krerët e G7-ës kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në samitin e G8-ës, që fillimisht ishte i planifikuar të organizohej në Soçi, Rusi dhe janë shprehur se dënojnë “shkeljen” e sovranitetit të Ukrainës nga Moska.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.